FBI arreston besnikun e IS, planifikoi të sulmonte senatin amerikan

FBI ka arrestuar një person në Ohajo, që i ishte betuar për besnikëri Shtetit Islamik dhe po planifikonte që të sulmonte senatin amerikan. 20-vjeçari, Kristofer Kornell, akuzohet se është përpjekur të vrasë drejtues të lartë të shetit amerikan.Ai tërhoqi vëmendjen e FBI-së pasi postoi në rrjetin social twitter një mesazh në mbështetje të Shtetit Islamik në llogarinë që kishte me emrin Rahil Mahrus Ubajdah.Sipas autoriteteve gjatë hetimeve, publiku amerikan nuk ka rrezikuar asnjëherë, ndërkohë që babai i tij thotë se Kornell nuk është në gjendje të kryejë sulme të tilla, edhe pse mund të ketë postuar mesazhe të dhunshme në rrjetet sociale.Ai deklaroi në mediat amerikane si i biri së fundmi ishte konvertuar në besimtar mysliman, pas një periudhe jo të këndshme të shkollë të mesme.Autoritetet po e mbanin nën vëzhgim që prej gushtit Kornellin dhe e arrestuan kur të mërkurën bleu disa armë zjarri.Sipas dëshmisë së një burimi konfindencial të FBI-së, Kornell kishte deklaruar se nuk ishte autorizuar drejtpërdrejt nga Shteti Islamik për të kryer sulmin, por donte ta niste vetë xhihadin.Gjatë bisedave Kornell e ftoi informatorin të takoheshin dhe të krijonin një grup aleat me Shtetin Islamik dhe të planifikonin operacione në SHBA.Në takimin e parë ai pranoi se i duheshin armë, ndërsa në të dytin i tha informatorit se do të shkonte në Uashington dhe do të vendoste lëndë shpërthyese në godinën e Senatit dhe do të qëllonte mbi zyrtarët atje.Ai u arrestua nga FBI dhe skuadra antiterror me dy pushkë automatike dhe 600 fishekë, ndërkohë që kishte kërkuar në internet për të blerë lëndë plasëse.Arrestimi i Kornellit vjen një ditë pasi një gjykatë në SHBA ka bërë publik lajmin se një tjetër person nga Ohajo kishte menduar të helmatiste spikerin e dhomës së ulët të senatit, Xhon Bëhner, kur punonte si banakier në një Country Club në Uest Çester të Ohajos.Në momentin e arrestimit ai kishte deklaruar në polici se ishte Jezu Krishti dhe donte ta vriste sepse Bëhner e kishte trajtuar keq dhe sepse ishte përgjegjës për përhapjen e Ebolas në botë.