Tiranë, i riu nga Vlora kapet te Unaza e Re me granatë e pistoletë

Tirane- Një i ri nga Vlora është vënë në pranga në Unazën e Re në kryeqytet i armatosur me një pistoletë kroate 9 mm dhe një granatë e aktivizuar mbrojtëse.Efektivët e policisë së komisariatit numër 6 në Tiranë kanë ndjekur të riun Petrit Ademaj i cili po lëvizte me motor dhe e kanë bllokuar e më pas arrestuar 30 vjeçarin vlonjat.Pas arrestimit në flagrancë i riu nga Vlora është dërguar në ambientet e komisariatit numër 6 ku është marrë në pyetje, ndërsa po hetohen veprimet e tij për të zbuluar nëse do të kryente ndonjë atentat.Mësohet se 30 vjecari është person me precedentë penalë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.[caption id="attachment_450243" align="alignnone" width="640"]PETRIT ADEMAJ Ne foto Petrit Ademaj, motori dhe arma e sekuestruar[/caption]/Oranews.tv/