Mbështetja e këngëtarëve të rinj lirik, prioritet i TKOB për 2015

Mbështetja e këngëtarëve të rinj lirikë është një nga prioritet e vitit 2015 të teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.Mbështetja dhe promovimi i tyre ka shumë rëndësi sepse në këtë mënyrë u jepet një shans për të ndërtuar një karrierë në skenën e shqiptare.Pikërisht për aktivizimin e të rinjëve Teatri i Operas dhe Baletit do të zhvillojë një gala operistike ku protagonist do të jenë të rinjtë, të shoqëruar nga orkestra e teatrit.Marina Kurti, pjesëmarrëse në koncert,  është studente e masterit në Akademinë e Arteve për mezosoprano dhe për të ndërtimi i një karriere në Shqipëri është e vështirë, por falë talentit që zotëron ajo shpreson t’ia dale.Në galanë operistike që zhvillohet në TKOB Marina është përzgjedhur nëpërmjet audicioneve dhe për të kjo është një mundësi që secili të marrë atë cfarë i takon.Në Galanë operistike që do të mbahet në skenën e TKOB Marina do të interpretojë pjesë nga kompozitorë botërorë, por ajo shpreson që ky të mos jetë roli i saj i fundit në skenën e operas.Galaja operistike do të mbahet në 15 janar në orën 19:00.