Flamuri i "Shqipërisë së Madhe", edhe Mali i Zi kërkon shpjegime nga Shqipëria
Ministra e Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar një udhëzim ambasadës në Tiranë për të kërkuar nga autoritetet shqiptare informacione për atë se përse flamuri i “Shqipërisë së Madhe” është shfaqur në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë.Informacione shtesë do të kërkohen nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.Fotografia e këtij flamuri është postuar në murin e kryeministrisë në kuadër të një fushate urimesh nga qytetarët gjatë festave të fundvitit.Bëhet fjalë për flamurin me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, të njëjtin flamur që është shfaqur në stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.Qeveria e Serbisë ka thënë se i ka dërguar notë proteste Tiranës zyrtare për këtë veprim, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë./REL/ Oranews.tv/