Kukës, furtunë në Këshillin e Qarkut, ikën 50% e punonjësve të administratës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2015, 16:08
Kukës-Rreth 50% e personelit të Këshillit të Qarkut të Kukësit, pritet të dalin në rrugë të madhe, pasi shpërndarja e granteve qeveritare për njësitë vendore dhe qarqet, në funksion të reformës territoriale që do të nisë zbatim në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2015.Për kreun e Këshillit të Qarkut Ibsen Elezi ligji është i pastudiuar mirë, pasi me shkurtimin e personelit, rrezikohet cilësia apo shpejtësia e shërbimeve që ofrohen qytetarëve.Këshilli të Qarkut të Kukësit i janë shkurtuar më shumë se 40 vende pune, nga rreth 80 që ka patur.Vështirësia më e madhe pritet që të ndjehet në drejtim të ndërmarjes së pastrimit të rrugëve rurale nga bora, gjë që mund të sjellë izolimin e zonave të thella malore gjatë stinës së dimrit.