Janukoviç në kërkim ndërkombëtar, akuzohet për vrasje të protestuesve

Interpoli ka vendosur ish Presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç në listën e të kërkuarve, pothuajse një vit pas rrëzimit nga pushteti dhe largimit të tij në Rusinë fqinje.Qeveria e re e Ukrainës akuzon ish presidentin se ka dhënë urdhër për hapjen e zjarrit me snajper mbi protestuesit, edhe pse 64 vjeçari i hedh poshtë akuzat ndaj  tij.Ai është akuzuar edhe për shpërdorimin e miliona dollarëve nga fondet publike. Lajmi u publikua nga faqen zyrtare të Interpolit, në të cilin kërkohet ndihmë dhe shkëmbime informacioni me të gjitha vendet për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e tij.Vendimi për të lëshuar njoftimin është marrë nga një komision i posaçëm i Interpolit, sipas ministrit të brendshëm Ukrainas Arsen Avakov. Janukoviç u rrëzua nga presidenca pas përleshjeve të ashpra që përfshin Kievin mes policisë dhe protestuesve, të cilat shkaktuan të vdekur dhe të plagosur.Gjithçka nisi në kohën kur Janukovic pritej të firmoste marrëveshjen historike me Bashkimin Europian, por ai refuzoi duke preferuar Rusinë. Ishte kjo e fundit që e strehoi dhe më pas aneksoi gadishullin e Krimesë.Lindja e Ukrainës në këto momente u përfshi nga konflikti, i cili vijon edhe sot. Rusia mohon ndikim e saj në konfliktin në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk, por zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë të hënën se ka pasur një rritje të sulmeve kryengritëse.