Hapet shkolla ushtarake e Peshavarit, 150 nxënës u vranë në dhjetor
Është rihapur shkolla ushtarake e Peshavarit në verilindje të Pakistanit, në të cilën talebanët masakruan 150 persona, shumica prej tyre fëmijë, më 16 dhjetor 2014.Shkolla u hap të hënën, por kësaj radhe shteti ka forcuar masat e sigurisë, duke vendosur pika kontrrolli përreth shkollës. Cdo person që hyn në ambientet e shkollës, nga sot e tutje i nështrohet një kontrrolli të imtësishëm nga forcat e sigurisë pakistaneze. Jahangir Khan, prindi i një studenti , thotë se pas ngjarjes është i detyruar të shoqërojë fëmjët në shkollë.Ne shpreosjmë që fëmijët tanë të vijojnë të studiojnë këtu, pasi nuk duam ti transferojmë në shkolla të tjera, thotë ai. Kurse një student i shkollës që përjetoi tragjedinë e madhe, thotë se trishtimi ndihet ende pasi shumë miq të tij humbën jetën në sulmin taleban.Alian Jahangir thotë se po luante basketboll kur 150 studentë humbën jetën nga shpërthimi masiv. Gjithsesi, siguaria në shkollë tashmë është përmirësuar, pas vendosjes së ushtrisë në afërsi të ambienteve ku studiojnë qindra fëmijë pakistanezë.Studenti Abdul Rehman thotë se përpos sigurisë, edhe klasat janë restauruar nga dëmtimet pas sulmit. Ai shton se dhimbja është ende e gjallë , por nuk i ka thyer studentët të cilët pritet të mbushin auditorët e shkollës.