Xhihadistë kibernetikë hakërojnë Twitter-in e Ushtrisë Amerikane: Prisni se po vijmë

Komanda qëndrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se është sulmuar nga hakerat, që deklarojnë se janë simpatizantë të Shtetit Islamik."Në emër të allahut, të madhërishmit dhe të gjithë mëshirshmit, kalifati kiberentik vijon xhihadin elektronik", shkruhet në adresën e komandës amerikane në Twitter.Më vonë në Twitter u publikua një listë të gjeneralëve amerikane dhe adresat e lidhura me ta, dhe plane të supozuara të ushtrisë amerikane që përfshijnë Kinën dhe Korenë e Veriut."Rrjetet e Pentagonit të hakuara, skenar kinez", dhe "rrjetet e Pentagonit të hakuara, skenar koreanoverior", shkruhet në Twitter.Lajmi ëhstë konfirmuar nga Pentagoni dhe Infiltrimi i dukshëm erdhi teksa Presidenti Barack Obama pritet të propozojë mënyrat e reja të mbrojtjes nga kërcënimet kibernetike, por edhe nga fakti se komanda e ushtrisë amerikane është e angazhuar drejpërdrejt në sulmet ajrore ndaj shtetit islamik.Kalifati Kibernetik ka qenë nën hetime nga FBI që nga koha e sulmeve në faqet e Twitter-it të disa rrjeteve mediatike në fillim të janarit.Grupi po ashtu ka thënë se ka sulmuar bazën e të dhënave të FBI-së dhe paralajmëron sulme kibernetike kundër zyrave në gjithë SHBA.