Gjermani, mijëra persona në mitingun aniti-islamizimit në Dresden

Pavarësisht thirrjeve të politikanëve të lartë gjermanë për të ndalur mitingjet anti islamizimit, rreth 20 mijë persona nga grupi Pegida u mblodhën në marshime dhe protesta, në përgjigje të vrasjes së 17 të pafajshmëve në Paris nga militantët islamikë.Kjo është demonstrata e radhës në Dresden, e organizuar nga europianët patriotë ose ndryshe Pegida, kundër islamizimit, ngjarje e cila ka shqetësuar jo vetëm autoritetet vendase, por edhe ato europiane. Gjermania ka disa javë që është përfshirë nga protestat pro dhe kundër islamizimit, gje e cila ka krijuar grupe rivale dhe përplasje mes tyre.Afërsisht 4500 njerëz nga Pegida u mblodhën në Dresden dhe 12 mijë të tjerë protestuan kundër tyre në në Mynih. Organizatorët e PEGIDA këmbëngulin se protestojnë vetëm kundër ekstremizmit dhe jo kundër emigrantëve apo vetë Islamit, por demonstratat kanë marrë mbështetje nga grupet e ekstremit të djathtë, duke ngritur alarmin për rritjen e ndjenjave të urrejtjes kundër të huajve.Ministri i Drejtësisë në Gjermani Heiko Maas u bëri thirrje njërëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos dalin në mbështetje të këtyre demonstratave.Tensionet u rritën gjatë fundjavës që lamë pas, ku dy persona sulmuan gazetën e Hamburgut Morgenpost pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, të cilat e përjavshmja franceze Charlie HEBDO i publikoi në vitin 2006. Sipas informacioneve, besohet se rreth 550 gjermanë kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak për t'u bashkuar me grupet ekstremiste të tilla si shtet islamik.