Çmenduri në metro, spektakël i të rinjve me të brendshme

Grupe të rinjsh aktivistë kanë tërhequr vëmendjen e shumë udhëtarëve të metrove në vende të ndryshme të botës teksa kanë festuar "No Pants Subeay Ride”, “Nuk ka pantallona në metro”.Pjesmarrësit që iu bashkangjitën kësaj ideje të çmendur ishin kujdesur që të shfaqeshin me të brendshme të rregullta, kryesisht bokse në mënyrë që të mos shokonin udhëtarët. Megjithatë shfaqes nuk i munguan edhe tangat.Eventi që përsëritet për të 14 herë me radhë zanafillën e ka nga SHBA, nën thirrjen “Lini pantallonat në dollap!”Pavarësisht sezonit të ftohtë, mijëra njerëz u bënë pjesë e kësaj shfaqe në më shumë se 50 vende dhe qytete të tilla si Berlin, Nju Jork dhe Pragë.Në fakt spektakli nuk ka asnjë qëllim apo domethënie në vetvete. Megjithatë ,Ingo Drzewiecki, një nga iniciatorët tha se: "Qëllimi ishte që të sjellin pak argëtim dhe më shumë buzëqeshje në jetën e përditshme”.Më poshtë foto mbresëlënëse për ju ...323324