Kinë, 11 çifte sfidojnë temperaturën -20 gradë për t'u martuar (FOTO)

Çiftet nga Kina kanë sfiduar temepraturat e ulëta deri në 20 gradë celsius për të celbruar me martesë dashurinë e tyre pikërisht në qytetin e akullt të Kinës Harbin.11 ciftet, meshkujt me kostum dhe nuset me fustan të bardhë u përshëndetën nga turistë të pranishëm në qytetin e akullit gjatë ceremonisë së martesës. Për 26-vjeçaren Wang Ping Yang nga qyteti verior kinez i Mudanjiang, të martohej me bashkëshortin e saj, 28-vjeçarin Chu Yuyuan, e rrethuar nga dritat dhe skulpturat e mahnitshme të akullit në festivalit vjetor të Harbin e bën këtë ekperiencë edhe me të vecantë."Unë mendoj se shumë zyrtarë dhe dëshmitarë e bënë dashurinë tonë të vërtetë e kuptimplotë, kurse arti në akull dhe këto drita i dhanë hijeshinë e tyre. Kjo më bën vertetë të lumtur, thotë Wang.Kurse 40 vjeçari nga egjipti Osman ka zgjedhur të martohet sërish me bashkëshorten e tij 35 vjecare Maria, në akull dhe borë."Vendosëm të përsërisim të njëjtën ekperience që përjetuam 15 vjet më parë, por në borë dhe në të ftohtë, madje do të kthehem sërish, thotë ai.Ceremonitë martesore janë bërë një tipar i rregullt i festivalit vjetor ndërkombërat të akullit në Harbin të Kinës. Për 31 vite me radhë ky qytet pret cdo vit artistë nga mbarë bota të cilët prezantojnë veprat e tyre artistke në këtë festival akuli.kine 6 kine 4 kine 3 kine 2 kine 1