Mësoi se ishte shtatzënë vetëm kur lindi
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Weymouth të Massachusetts në SHBA, ku një vajzë 23-vjeçare e cila mendonte se ishte mbipeshë ka rezultuar shtatëzënë sipas mjekëve.23-vjeçarja Katie Kropas është shtruar në spital pas dhimbjeve të vazhdueshme të shpinës dhe është shokuar kur mjekët i thanë se ajo ishte 9-muajshe shtatëzënë.Mjekët i shpjeguan se rasti i saj ishte i një shtatëzanie “criptica”, e cila ndodh në rastin e femrave mbipeshë të cilat kanë një cikël të çrregullt dhe që nuk i ndjejnë lëvizjet e fetusit.Katie Kropas mendonte se kishte shtuar disa kile më tepër dhe lajmin e shtatëzanisë e mori vetëm në momentin e lindjes së vajzës së saj Ellen Olivia.Në një deklaratë të sajën 23-vjeçarja është shprehur: “Mendoja se kisha marrë disa kile më shumë pas festave të fundvitit. Nuk kisha pasur asnjë simptomë shtatzënie”.