Humaniteti i Ben Affleck përlot bukuroshen e ekranit në “People's Choice”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2015, 13:24
'Ai nuk nënshkruajti thjeshtë një çek!' thotë Amy Adams me sy të përlotur teksa prezanton Ben Affleck me dhurimin humanitar tek “People's Choice”Ben Affleck duket që ka krijuar një përshtypje të veçantë tek dashuria e tij e ekranit, Amy Adams.40 vite aktrim nuk janë asgjë krahasuar me vlerësimet e përzemërta të 42-vjeçares teksa e prezanton dhuruesin humanitar të preferuar në “People's Choice”.“Të njëjtat cilësi që e bëjnë mikun tim Ben Affleck një aktor fenomenal, janë gjithashtu ato që e bejnë atë një humanitar të jashtëzakonshëm” thotë bukuroshja flokëkuqe për Ben Affleck.