Angelina Jolie, e martuar me Brad Pitt para dasmës në Francë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2015, 15:05
Angelina Jolie konfirmon që ishte e martuar me Brad Pitt para dasmës së tyre në Francë vitin e kaluar.39-vjeçarja tregon që ajo dhe burri i saj kanë marrë një çertifikatë martese në Kaliforni përpara dasmës së tyre që u bë në muajin Gusht në Chateau Miraval, Francë.Konfirmimi vjen pas dyshimeve të shumta që ata ishin martuar përpara ceremonisë për shkak të ligjeve të SHBA të cilat kërkojnë që qytetarët të kenë marrë një liçensë brenda shteteve të tyre përpara se të martohen në SHBA.
/oranews.tv/