Rita Ora me dekolte të ekzagjeruar indinjon britanikët/ VIDEO

Rita Ora i është bashkuar Tom Jones, Ricky Wilson dhe Will.i.am si pjesë e jurisë së edicionit të katërt të “The Voice” në Britaninë e Madhe, por shfaqja e saj në një emision televiziv ka indinjuar shumë britanikë.E thirrur në studion e BBC One Rita Ora është shfaqur e veshur me një kostum të bardhë të Ermanno Scervino e cila ishte shumë e hapur ku dukej gjoksi pa sytjena.Një veshje e tillë ka indinjuar shumë britanikët, ndjekës të emisionit “The One Show” të BBC One të cilët kanë telefonuar në redaksi për të shprehur irritimin e tyre.Më shumë se 6 milionë shikues pritet që të ndjekin emisionin “The Voice” në Britaninë e Madhe, ku Rita Ora zëvendëson Kylie Minogue. /Oranews.tv/