Përpiqet të kontrabandojë 94 iPhone si “kostum të blinduar”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2015, 20:54
Kontrolli tek dogana, nga dyshimi i sjelljes së pazakontë të një personi, bëri një zbulim befasues ku e kapi atë në tentativë për tu larguar nga Hong Kongu me një kostum të blinduar të përbërë nga 94 iPhone.Mediat kineze raportuan se një njeri u ndalua në portin Futian në Kinë me 94 iPhone bashkëngjitur në trupin e tij me shirit ngjitës.Sipas The Huffington Post ai ishte vënë re nga sjellja e tij e çuditshme dhe e tensionuar. Me një telefon në xhep ndjehesh i parehatshëm, imagjinoje sa e mërzitshme është të mbash 94 të tillë.Të gjitha iPhonet e Apple ishin prodhuar në Kinë në bazë të kontratës para se të dërgoheshin në vendet e tjera të botës. Por aktualisht të blesh një të tillë në vend është e vështirë./oranews.tv/