Cifti mbretëror i Monakos prezanton binjaket
Çifti mbretëror i Monacos, Princi Albert i II dhe Princesha Charlene pritet të prezantojnë zyrtarisht bebet binjake nesër.Princesha Charlene lindi më 10 dhjetor një djalë dhe një vajzë, ku më pas pallati mbretëror publikoi disa foto të foshnjave vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.Sipas Kushtetutës së Monacos, djali, i quajtur Jacques, do të jetë trashëgimtari i parë i fronit dhe jo motra e tij binjake Gabriela.Në një fjalim televiziv, sundimtari i Monakos tha se ka me gëzim dhe kënaqësi të madhe njofton se princesha Charlene lindi të mërkurën, më 10 dhjetor 2014, një djalë dhe një vajzë.Princi Albert II dhe princesha Charlene u martua në korrik të vitit 2011 në një ceremoni luksoze në principatë.Ai është djali i të ndjerit Princit Rainier i III dhe aktores Grace Kelly, e cila braktisi karrierën hollivudianë në kulmin e suksesit të saj për tu bërë Princesha Grace. Ajo vdiq pas një aksidenti me makinë në vitin 1982./Oranews.tv/