5 minuta për të bërë vijat e rrugës, punëtori bëhet ylli i rrjeteve sociale

Pasi u postua në Facebook nga sajti amerikan Construction Machines, videoja ka arritur 300 mijë shikime, 3 mijë e 200 shpërndarje, më shumë se dy mijë pëlqime dhe qindra komente.Bëhet fjalë për një punëtor i cili është protagonist në këtë video. Punëtori me shkathtësinë e tij arrinë të bëjë vijat ndarëse të rrugës në më pak se 5 minuta.Falë shpejtësisë së tij ai tashmë është kthyer në yll në rrjetet sociale./oranews.tv/