Ylli i Hollivudit, Bill Cosby, nën akuzë për përdhunim
Dy gra të cilat e akuzojnë Bill Cosbyn për përdhunim janë bashkuar duke ngritur padi penale ndaj yllit hollivudian.Dy paditëset janë Therese Serignese dhe Linda Traitz, ndërkohë që skandali u bë publik në muajin dhjetor nga Tamara Green, e cila akuzoi Cosby për sulm ndaj saj në vitet 1970.Në një deklaratë nga përfaqësuesi i tij, komediani i konsideron gënjeshtra pretendimet e grave, duke i quajtur akuzat e tyre të pabazuara.Avokati i femrave, Joseph Cammarata, tha se gratë e kanë të drejtë të ngrenë akuza dhe të dëgjohen gjithashtu në seancë gjyqësore.Por sipas ligjeve amerikane, koha e gjykimit të një krimi ka një limit për tu gjykuar nga koha e kryerjes së tij, gjë e cila vështirëson këtë proçes po të kemi parasysh faktin se krimi pretendohet të jetë kryer në vitet ‘70.Ankimimi është paraqitur të hënën në gjykatën e Springfield, në perëndim të Masaçusets. "Padia ofron një mundësi për gratë të cilat pretendojnë se janë dëmtuar që të kenë ditën e tyre në gjykatë, ku e vërteta mund të gjykohet," tha Cammarata.Publicisti i Cosbyt, David Brokaw dhe avokati Martin Singer nuk kanë komentuar ende asgjë. Avokati Singer ka deklaruar më herët se akuzat e Tamara Green janë shpifje, gjë të cilën kjo e fundit e ka dënuar si përbuzje publike.Tamara foli publikisht për këtë çështje në vitin 2005, teksa Serignese dhe Traitz, nga Florida në dhjetor të 2014.I njohur si Dr Cliff Huxtable në The Cosby Show gjatë viteve 1984-1992, komediani 77-vjeçar po përballet me një numër të madh akuzash për vepra të tij në vitet 1970.Akuzat kanë dëmtuar imazhin e tij dhe si pasojë janë anuluar disa projekte televizive. Por deri tani nuk është ngritur asnjë padi penale nga Prokuroria.