Zuckerberg ju sfidon: Lexoni një libër të ri çdo 2 javë
E dini se cila është rezoluta e Mark Zuckerberg për këtë vit të ri?Të lexojë një libër të ri çdo dy javë. Themeluesi i rrjetit më të përdorur social Facebook njoftoi planin e tij për 2015 në faqen e tij në Facebook, vetëm ditë pasi kërkoi ndihmën e publikut për alternativa mbi planet dhe atë se çfarë mund të bëjë ai në Vitin e Ri.Sfida ime për 2015 është të lexoj një libër të ri çdo dy javë, me theks të veçantë zgjerimin e kulturave të ndryshme, besimeve, historisë dhe teknologjive, shkroi Zukerberg në facebook.Ai ka zgjedhur librin fundi i pushtetit nga Moisen Naim si të parin për ta lexuar.Titani i rrjeteve sociale e ka deklaruar 2015 vitin e librit dhe ka hapur një faqe të posaçme mbi këtë tematikë, ku miqtë dhe ndjekësit e tij mund të shohin listën e tij të leximeve, librave dhe përshtypje të ndryshme./Oranews.tv/