Moschino prezanton koleksionin për meshkujt dimër-verë 2015
Djema, bëhuni gati për dimrin e acartë. Dizenjatori i Moschinos, Jeremy Scott, ka sjellë një stuhi të vërtet dimërore në koleksionin për meshkuj në Londër, teksa prezantoi linjën e tij më të fundit dimër-verë 2015.Modelët meshkuj, toples, kanë sfiluar përpara dhjetëra të ftuarve duke prezantuar koleksionin dhe modën më të fundit për ta, çizmet me pellush, kapele të mëdha, rroba të trasha dhe me ngjyra si dhe aksesorë të ndryshëm.Printime kafshësh, ngjyra të larmishme e të ndezura edhe për meshkuj apo edhe punime me stof skocez dominuan sfilatën, edhe pse disa modele u prezantuan edhe për femrat nga modelet e Victoria Secret, Hailey Baldwin dhe Jourdan Dunn, të veshura me të brendshme dhe me pallto e çanta.Ngjyrat që pushtuan pasarelën ishin e kuqja e ndezur, portokallia, argjendi, nuancat e ngjyrës blu dhe ngjyrat neon.Si gjithnjë, përzgjedhja e Jeremy Scott ka lënë gojë hapur të gjithë pjesëmarrësit, pasi edhe këtë herë duket se Moschino nuk e ka marrë shumë seriozisht sezonin sa i përket meshkujve.Punimet luksoze prej leshi, xhinse me lara apo veshjet me motiv tarzan, janë vetëm fillimi është shprehur dizenjatori, duke lënë të nënkuptohet se në fakt vera e këtij viti do të jetë e mbytur nga koloret, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.