Temperaturat e ulëta "detyrojnë" Rihanën të vishet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2015, 22:10
Temperaturat e ulëta dhe i ftohti që ka mbërthyer SHBA dhe New York-un kanë detyruar këngëtaren e njohur Rihana që të shfaqet e veshur kësaj radhe në publik.Këngëtarja 26-vjeçare duket se ka shtuar peshën e rrobave ndryshe nga herët e tjera. E veshur me një pallto të gjatë asaj gjithësesi nuk i ka munguar sharmi që e karakterizon.Një pikë e dobët ndoshta ishin sandalet të cilat duhet të kishin zëvendësuar një palë çizme që do të ishin të përshtatshme për të përballuar temperaturat e ulëta.