Stuhi bore në veri, ngrijnë rrugët në Dibër. Në Kukës rënie gurësh në autostradë
Stuhia e borës e shoqëruar edhe me erëra të forta ka rikthyer problemet në veri të vendit. Paraditen e sotme gazetarët informuan se disa prej rrugëve në Dibër qarkullohen me shumë vështirësi, ndërsa në Kukës, një pjesë e qytetit dhe disa fshatra të Hasit janë pa energji elektrike.OSHEE informoi se po punohet për të rikthyer energjinë në këto zona, e cila përbën rreth 20 %,ndërsa 80 % e qarkut Kukës furnizimi me energji është normal pasi janë kryer riparimet. Ndërkohë në autostradë ka pasur rënie gurësh dhe po punohet për pastrimin e tyre.Pothuajse i gjithë vendi veriu i vendit gjatë natës është pushtuar nga stuhia e shiut dhe e borës, shoqëruar edhe me erë të fortë. Për pasojë në disa Komuna ka pasur dhe shkëputje të energjisë elektrike. Ndërkohë që janë rikthyer sërish vështirësitë në qarkullim. Qarku – Situata - RekomandimeTiranëNe akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, sidomos ne aksin Qafe Molle-BizeDurrësNuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.ElbasanGjate gjithe segmentitElbasan-Gjinar ka dhera dhe gure ne rruge, po merren masa per pastrimin. Ka dalje dherash ne kuneta ne segmentin Cerrik - Banje. Po merren masa per pastrimin e tyre. Ka renie guresh ne Derven, por pa probleme per qarkullimin.Duhen perdorur zinxhiret ne segmentin Lunik –Stebleve. Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges.Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.BeratNuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet.Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.VlorëNuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.GjirokastërNuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.KorçëKompanite e mirembajtjes kane kryer gjate oreve te nates si dhe gjate oreve te para te mengjesit kriposjen e segmenteve apo pjeseve te vecanta te akseve rrugore ku ka patur prezence akulli, per te evituar problematiken nga ky fenomen. Situata paraqitet normale dhe po mbahet nen monitorim. Qarkullimi i mjeteve paraqitet pa probleme.Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Por ne oret e mbremjes, nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes dhe te kene edhe zinxhire ne segmente te veçanta, ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.KukësKa patur rreshje debore ne te gjithe qarkun. Ne autostrade ka patur dhe renie guresh. Jane marre masat duke pastruar deboren, largimin e gureve dhe po kriposen rrugetJane sperkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash. Ne aksin K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash.Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne segmentin K.Domaj – Draj Reç dhe Kukes – Qafe Shllak, per shkak te temperaturave shume te uleta dhe ngricave ne rruge.DibërKa patur rreshje debore kryesisht ne Bulqize dhe Peshkopi. Ne Kala te Dodes vazhdojne reshjet dhe era e fuqishme. Jane marre masat duke pastruar deboren dhe po kriposen rruget.Vazhdon hedhja e kripes ne segmentet ku ka prani ngricash per shkak te temperaturave te uleta. Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj. Ne aksin Skurraj – Burrel ka patur renie guresh ne rruge. Kontraktori ka marre masa per pastrimin e rruges ne oret e nates dhe tani qarkullimi ne kete aks eshte normal.Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Q.Klenje - Klenje, Zall Dardhe - Qafe Draj dhe Ura e Cerenjes - VasieShkodërNe zonat fushore ka patur reshje shiu dhe furtune me erera te fuqishme qe kane shkaktuar rrezim te pemeve.Ne zonat malore ka patur reshje debore shoqeruar me stuhi ere. trashesia e debores varion nga 5-10cm ne aksin Dedaj-Razem, deri ne 10-20 cm ne Q.Mali e Q.Shllak.Eshte punuar gjate nates per pastrimin e debores dhe ne disa segmente vazhdon puna per pastrimin e dy korsive te rruges. Vazhdon kriposja e rrugeve per shkak te ngricave. Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Vrith – Razem dhe Qafe Mali – Qafe Shllak. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta.FierNuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier - LushnjeLezhëNe zonat fushore ka patur reshje shiu dhe furtune me erera te fuqishme, ndwrsa ne zonat malore ka patur reshje debore shoqeruar me stuhi ere. trashesia e debores se rene gjate nates varion nga 5-10cm ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres.Eshte punuar gjate nates per pastrimin e debores dhe ne disa segmente vazhdon puna per pastrimin e dy korsive te rruges.Vazhdon kriposja e rrugeve per shkak te ngricave. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.