Pas masakrës në Francë, mbrojtje për objektet e kultit dhe shkollat hebreje
Pas vajtimit dhe marshimit të solidarity, tani për Francën është radha e marrjes së vendimeve,në mënyrë që tragjedia e javës së kaluar të mos përsëritet më.Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Zhan-Iv le Drian, masat e reja të sigurisë parashikojnë që të impenjohen dhjetë mijë trupa ushtarake shtesë në pikat kyçe në të gjithë vendin, për të shmangur tragjedi të tjera.Ndërkohë që rreth pesë mijë policë do të sigurojnë 717 shkollat hebreje në të gjithë vendin, brenda dy ditëve të ardhshme.Mbrojtje do t'u ofrohet edhe xhamive, për shkak të frikës për kundërsulme ndaj objekteve myslimane të kultit.Vendimet u morën pas mbledhjes së të hënës në mëngjes të presidentit François Hollande me kryeministrin Manuel Vals dhe kabinetin e tij.Sipas Le Drian, ky është edhe mobilizimi më i madh ndonjëherë i trupave ushtarake brenda territorit të vendit.Kryeministri Vals, në një intervistë televizive tha se Franca i ka shpallur luftë terrorizmit, xhihadizmit dhe islamit radikal dhe gjithashtu paralajmëroi se rreziku vazhdon ende.Ai u përkushtua që gjuetia për gjetjen e bashkëpunëtorëve të Ahmedi Kulibalit do të vazhdojë deri në fund.Sipas Vals, Kulibali, vrasësi i polices bashkiake dhe katër vetëve në supermarketin hebre nuk ka punuar i vetëm.Dyshohet se ai është ndihmuar nga e dashura Hajat Budien, e cila më pas është arratisur.Fati i 26-vjeçares është ndërlikuar edhe më tepër pasi autoritetet turke konfirmojnë që ajo ka kaluar nga kufiri turk për në Siri më 8 janar, pikërisht në ditën kur Kulibali vrau policen bashkiake dhe një ditë para se ai të merrte peng mbi 20 vetë në supermarketin hebre.Vals konfirmoi gjithashtu se shërbimet e sigurimit do të marrin më shumë burime në një kohë sa më të shkurtër dhe gjithashtu do t'i krijohen lehtësira juridike për përgjimin e personave të dyshuar.Por ai mohon që kjo është një lëvizje kopje e "Aktit patriotik" të ndërmarrë nga amerikanët pas sulmeve të 11-shtatorit, një seri ligjesh të debatuara pasi cënonin privatësinë e jetës së amerikanëve."Nëse këto masa do të bëjnë të përsëritet ajo që ndodhi në Irak pas vendimit të amerikanëve, atëherë duhet të mendohemi mirë", u shpreh JKryeministri.