Emma Bonino: Kam tumor në mushkëri, kjo është sfidë për mua

Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino vuan nga një tumor në mushkëri. Këtë fakt ajo e ka bërë publike vetë, në një intervistë radiofonike për “Radio Radikale”.“Kontrollet mjekësore treguan praninë e një tumori në mushkëri. Kjo është një formë e lokalizuar dhe asimptomatike, por që përsëri do një trajtim me kimioterapi që do të zgjasë të paktën 6 muaj”, është shprehur Bonino.Njoftimi i sëmundjes dhe nisjes së trajtimit mjekësor, vjen në prag të dorëheqjes së presidentit italian Giorgio Napolitano. Emri i Boninos ishte ndër kandidatët e mundshëm për selinë e Presidentit të Republikës. Por , duke dashur të shprehë anën e guximshme të saj, Emma tha se do të vijojë normalisht me jetën dhe aktivitetet e saj.Nuk jam e gatshme të ndalem, u shpreh ajo, duke shtuar se politika është një pasion i hershën dhe të largohet nga skena do të ishte e dhimbshme për të. Bonino shtoi se punën dhe aktivitetin e saj tashmë do ta organizojë në bazë të trajtimeve mjekësore, duke i dhënë prioritet shëndetit. Duke pranuar që nuk do të jetë e lehtë, Bonino ka lëshuar një apel për të gjithë të sëmurët në Itali dhe në botë me thirrjen ne nuk jemi sëmudja që kemi, duke specifikuar se duhet ta duam jetën dhe të jetojmë të lirë deri në fund.