Liberalizimi i vizave, Shqipëria ndihmë Kosovës për kriteret

Forcimi i marrëdhënieve në rrugën e integrimit europian, ka qenë kryefjala e takimit mes dy homologëve ministra të Integrimit, Klajda Gjosha, dhe Bekim Çollaku.Ministri i Integrimit Europian në Kosovë, Bekim Çollaku, e quajti këtë takim të parë bilateral në Shqipëri, të rëndësishme dhe e cilësoi Shqipërinë një ndihmë të madhe në përmbushjen e kritereve e sidomos të atyre për liberalizimin e vizave.“Shqipëria në axhendën europianë qëndron përpara Kosovës, dhe ne kemi fatin e mirë që të përfitojmë nga kjo eksperiencë. Një nga prioritetet mbetet cështje e liberalizimit të vizave, që qytetarët e Shqipërisë tashmë e gëzojnë. Axhendat tona janë të përbashkët, dhe nuk kemi asnjë barrierë”Klajda Gjosha u shpreh se marrëdheniet mes dy vendeve janë intensifikuar qysh në vitin 2013, e do të vazhdojnë të forcohen për të ndërtuar marrëveshje të përbashkëta në të mirë të procesit së integrimit Europian.“Shqipëria është këtu dhe Ministria e Integrimit i ka dyert e hapura për tju ndihmuar për Kosovën për ta ndihmuar në rrugën e procesit të integrimit”, tha Gjosha.Dy homologët kanë shprehur njëzëri se në rrugën e gjatë e të pakthyeshme të integrimit europian, duhet të jenë bashkë e të hartojnë një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi.