Shtimi i hapësirave të gjelbëra,qytetarët zgjidhin problemet me bashkëpronësi
Për të shtuar më shumë hapësira të gjelbëra në kryeqytet qytetarët mund të bien dakort me njëri-tjetrin, duke zgjidhur probleme të bashkëpronësisë. Nisma të tilla janë inicuar nga bashkia e Tiranës dhe banorët në mënyrë modeste kontribojnë financarisht, por edhe e mirëmbajnë këto hapësira.Tiranë- Tani qytetarët në kryeqytet bashkëpunojnë me njëri-tjetrin që një hapësirë e përbashkët të kthehet në një hapësirë të gjelbërt, duke kontribuar në mënyrë modeste financiarisht, por dhe duke e mirëmbajtur atë.Kjo nisëm mban emrin "Aktivizma urbane për demokraci qytetare" dhe pranë “Pallatit me Shigjeta” dha një ndër shembujt e saj.E gjithë hapësira pranë pallatit është kthyer është sistemuar me gjelbërim dhe parqe. Ky është inicim i bashkisë së Tiranës dhe nën.kryetari Enno Bozdo tha se proejkti do të shtrihet në të gjithë Tiranën dhe shmang në këtë mënyrë problemet me bashkëpronësitë dhe në anën tjetër shtohen hapësira të gjelbërta.“Në këtë shesh të bukur mes pallateve do desha të falënderoja në radhë të parë Co-Plan, komunitetin e të gjithë banorëve të pallateve të cilët në bashkëpunim edhe me ndihmën modeste të Bashkisë së Tiranës ka realizuar që ky shesh i përbashkët i hapësirave tona ku jetojmë çdo ditë, nga një shesh që krijonte vetëm zhurmë, ndotje, rrëmujë, pse jo edhe konflikte mes banorëve është kthyer në një hapësirë të gjelbër, hapësirë rekreative model. Është ky rasti për të promovuar këtë model shumë të mirë bashkëpunimi që të themi të drejtën ne pak e gjejmë në Tiranën tonë sot.Problemi më i madh i Tiranës sot është bashkëpronësia dhe mënyrën se si ne, banorët (këtu fus edhe veten time) sillemi me hapësirat e përbashkëta. Me çka po diskutonin përfaqësuesit e banorëve por edhe ata që e mundësuan një gjë të tillë është se ne gjejmë shpesh raste si Bashki e Tiranës që investojmë në rregullimin e hapësirave të përbashkëta por pikërisht për shkak të mungesës së një modeli të bashkëpronësisë pastaj investimi ynë me kalimin e kohës fillon e humbet, zihet, prishet, shkatërrohet në raste të caktuara. Këtu, e veçanta e këtij modeli është se banorët kanë marrë pjesë. Ata kanë kontribuar financiarisht dhe jo vetëm financiarisht por edhe me mendimet e tyre, se si një hapësirë problematike mund të kthehet në një hapësirë të mrekullueshme për banorët” - deklaroi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës."Aktivizma Urbane për Demokraci Qytetare" mbështetet gjithashtu nga një Universitet privat dhe Ambasada amerikane në Shqipëri.