Tabaku: Viti 2015 “i acartë” për ekonominë shqiptare

Partia Demorkatike e cilëson vitin 2015 që sapo ka nisur, të acartë për xhepat dhe ekonominë familjare të shqiptarve."Viti 2015 për Biznesin filloi me taksa të rritura, me çmim të rritur të energjisë.Të gjithë, do të paguajmë 25 përqind më shumë për energjinë elektrike, ndërsa Bizneset do të paguajnë 33 përqind më shumë duke ndikuar kështu në rritjen e çmimeve të produkteve"Deputetja Jorioda Tabaku tha se jan takast qeveritare, që bëjënë që shqipatrët të paguajnë karburantet më shtrejt se cdo vend europian."Në vendin fqinj Maqedoni karburanti tregtohet 15% më lirë, në vendet e BE kjo shifër varion deri në 30 përqind më lirë, ndërkohë që në Shqipëri për shkak të kësaj qeverie, është e pamundur ulja e mëtejshme e çmimit. Rama u përkujdes që për të dytin vit rradhazi taksën e qarkullimit ta rrisë me plot 120 lekë duke e çuar këtë taksë në 350 lekë për litër dhe karburanti përbën rreth 10% të pagës bruto mujore"Gjithashtu demorkatët vlerësojnë se të dhënat e fundit të Instat, janë   shqetësuese dhe flasin për rënie të përgjithshme të konsumit për produktet kryesore dhe kjo pikërisht në periudhën festive.Tabaku, thotë se e gjithë kjo vështirësi ekonomike, që shumë shpejt mund të shkojë në një mbijetesë për shumicën e shqiptarëve që iu premtua parajsa, është vetëm pjesa e parë e dhuratës të një kryeministri i cili nuk di të jetë ekonomist, por vetëm piktor.ex/oranews.tv/