Testimi i mjekëve, Vasili: Nismë e tejkaluar. Abazi: Janë të licencuar
Nuk mungojnë zërat kritik ndaj iniciativës së Ministrisë së Shëndetësisë për të testuar mjekët. Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e quan një fotografim të tejkaluar dhe se prej vitesh Shqipëria ecën me procesin e edukimin në vazhdimi.Duke e quajtur si një kthim pas në kohë ku testimi ndodh vetëm në sistemin diktatorial dhe në asnjë vend tjetër të botës, deputeti i LSI thotë se nuk do të krijonte as më shumë e as më pak se një qetësi artificiale.“Shqipëria sot të konsoliduar një sistem të edukimit në vazhdim dhe ideja e fotogarfimit në mënyrë të njëhershme në një kohë të caktuar e mjekëve nëpërmjet provimit, besoj se është një ide e tejkaluar pa referenca ndërkombëtare, sepse ideja që ne bëmë një provim dhe u mbyll dhe jemi në rregull, nuk është ky thelbi i profesionit mjekësor. Kjo na kthen në sistemin e mëparshëm, pra ka ekzistuar edhe para viteteve ‘90 ky sistemi i testimeve, i cili nuk arriti asnjëherë nivelin por vecëse krijo një qetësi artificiale”, tha Vasili.Por kundër kësaj iniciative doli edhe urdhëri i mjekut. Drejtuesi i urdhërit Din Abazaj tha se nuk ka përse të testohen mejkët kur në fakt janë të licensuar.“Profesioni i mjekut është profesioni më i testuar dhe më i kontrolluar mbi bazën e kritereve shumë të rregullta. Për mua duhen të testohen drejtuesit e institucioneve dhe menaxherët e institucioneve që menaxhojnë institucionet shtetërore”, tha Abazaj.Për zëra kundër, ministria e Shëndetësisë në qëndrimin e saj thotë se iniciativa bazohet pas një vlerësimi prej 16 mujash se si funksionon sistemi shëndetësor, nga rezultatet e monitorimit, nga performanca jo pozitive dhe nga mbulimi universal I popullatës ka vendosur që të testojë mjekët, infermierët, si dhe të punonjësit e tjerë teknikë mjekësorë. Ministria thotë se testimi as nuk e cënon dhe as nuk e dëmton proçesin e nisur tashmë prej pesë vitesh të edukimit në vazhdim.