Uji i Pijshëm, dhjetëra familje në “Ali Dem” e blejnë pasi vjen i ndotur
Dhjetëra familje në kryeqytet në zonën e Ali Demit vuajnë për ujin e pijshëm.Banorët ankohen se detyrohen të blejnë ujin që pinë pasi uji i rrjetit vjen i turbullt dhe me erë të rëndë .Uji në cezmat e banorëve në zonën e Ali Demit në Tiranë prej muajsh vjen i ndotur. I turbullt dhe më një aromë të padureshme, thonë banorët, të cilët janë të detyruar që ujin ta blejnë.Shqetësimi i tyre qëndron në fakti se tubacionet e amortizuara prej kohësh nuk janë prekur me dorë dhe askush nuk ka marrë përsipër për ti kontrolluar ato. Uji në cezmat e tyre nuk mund të përdoret për asgjë dhe mungesa e një zgjidhje i ka revoltuar këta banorë.Janë dhjetëra familje që kanë këtë problem. Banorët nuk përjashtojnë mudnësinë se uji është i përzier edhe me ujëra fekal sepse tubacionet janë carë në shumë vende. Ndërsa në raste të tilla mjekët thonë se pasojat në shëndet janë të mëdha në rast se konsumohet në një mënyrë apo në një tjetër uji i ndotur.
