Flet i plagosuri në Vlorë: Hajdutët u prezantuan si policë, na lidhën prindërit

Pasi kanë hyrë në banesën e dy vëllezërve Resmi dhe Dane Torraj në Llakatund, dy grabitësit të veshur kokë e këmbë me të zeza, të maskuar dhe me armë, kanë kontrolluar katin e parë të godinës dykatëshe, por veç dy të moshuarve që jetonin aty, të cilët i kanë lidhur, nuk mundën të gjenin asgjë tjetër.Teksa i janë drejtuar katit të dytë të banesës, grabitësit janë përballur me një prej vëllezërve, Resmi Torraj, të cilit i kanë bërtitur "Ndal jemi policia".Detajet tregohet nga vet 36- vjeçari, i cili mori një plumb në këmbë me pistoletë silenciator dhe disa goditje thike gjatë përleshjes me grabitësit.“Dy vetë të maskuar dhe të armatosur erdhën dhe mu hodhën. Më thanë:“Mos lëvizni se do tu qëlloj, jemi policia!” Mu ngritën fëmijët nga gjumi, njëri më qëlloi me thikë, tjetri me pistoletë. Pastaj doli vëllai nga dhoma tjetër, e qëlluan dhe atë”.Pasi ka dëgjuar zhurmë dhe zërin e vëllait, ka dalë edhe Dane Torraj, i sapokthyer nga Greqia, sëbashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, i cili plumbin e ka marrë në kokë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.“Kemi qenë në Greqi dhe tani jemi kthyer. Unë me familjen time kam 2 vjet që kam ardhur, ndërsa vëllai ka ardhur tani, ka një muaj”.Policia e Vlorës ka shoqeruar 11 persona dhe ka bërë disa kontrolle banesash për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, si i dyshuar për grabitjen në emër të policisë.