Shqipëria e Kosova angazhohen për të forcuar masat antiterrorizëm
Ngjarjet e fundit në Francë dhe rreziku në rritje për sulme terroriste ka bërë që Shqipëria dhe Kosova, ta rrisin bashkëpunimin mes palëve.Një ditë pasi mori pjesë në marshimin e solidaritetit në Paris, zv/kryeminsitri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci, është ndalur në Tiranë ku ka takur homologun e tij Ditmir Bushati, ku një ndër temat kryesaore ka qënë bashkrëndimi i punës dhe angazhimi për të forcuar masat antiterrorizëm.Ministrat Bushati dhe Thaçi deklaruan pas takimit se duhen evituar boshllëqet e sigurisë në rajon, çështje që do të merren në analizë edhe në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në mars.Bushati: “Diskutuam mbi hapat që po ndërmarrin qeveritë dhe institucionet në Shqipëri dhe Kosovë për të përballur krimin e terrorizmit. Dhe për të shtuar bashkëpunimin jo thjesht ndërmjet nesh, por ndërmjet instancave të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe në këtë drejtim evitimi i të gjithë boshllëqeve të sigurisë edhe në Ballkanin Perëndimor dhe një prespektivë më e qartë e të gjitha vendeve të rajonit për anëtarësim të shpejtë dhe cilësor në NATO do të ishin një alternativë shumë e mirë për sfidat e arkitekturës së sigurisë europiane”.Thaçi: “Në pjesën e dytë të marsit do të mbahet një mbledhje tjetër e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për të shikuar deri ku kemi shkuar në implementimin e atyre gjërave që ne jemi dakorduar në Prizren dhe natyrisht të marrim obligime të tjera të bashkëpunimit ndërinstitucional”.Edhe kërkesat në rritje të shqiptarëve për azil në vendet e BE ka qënë temë e diskutimit mes dy homologëve.Duke folur mbi proçeset integruese, Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, vlerësoi si të vonuar liberalizmin e vizave për Kosovën.Thaçi: “Gjithashtu diskutuam edhe për nismat rajonale ku do të përfaqësohet Kosova, pavarësisht disa pengesave. Ky ka qenë shqetësim i të gjithëve dhe jemi duke punuar për parandalimin e kësaj lëvizje. Por dua të them se Kosova si shtet i ri ballafaqohet me të njëjtin fenomen që përballen dhe shtetet e tjera. Angazhimi ynë maksimal është parandalimi, aq më tepër që asnjë nga vendet e BE nuk pranon asnjë azilant”.Bushati: “Ne besojmë dhe mbështesim pikëpamjen që proçesi i liberalizimit të vizave, jetësimi i këtij proçesi me Kosovën është i vonuar, që duhet të kishte ndodhur. Ne besojmë se përveçse ndihmon Kosovën në proçesin e shtetndërtimit demokratik për të gjitha ato fusha që lidhen me lëvizjen e lirë të personave, ky proçes u vërtetua se ishte një histori suksesi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.Sa i takon spekulimeve për përfitim të azileve, rruga më e mirë është bashkëpunimi i agjencive ligjzbatuese tonat me ato të BE-së por dhe komunimikimi me qytetarët.Bushati foli edhe lidhur me klandestinët nga Lindja e Mesme që tentojnë të përdorin Shqipërinë si vend tranzit drejt BE.“Në lidhje me klandestinët që tentojnë të përdorin territorin për të ardhur nga Lindja e Mesme në Europë mund të them që ka vende brenda BE që janë pjesë e Mesdheut që janë shumë herë më të prekura se Shqipëria, por kjo nuk e ka bërë Shqipërinë të jetë imune, çka do të thotë se bashkëpumimi ynë ka qenë i zhdërvjellët për ta parandaluar këtë fenomen”.Vizita në Tiranë, Thaçi takim me krerët e shtetit dhe kryeopozitarin BashaGjatë vizitës në Tiranë zv/kryeministri i Kosovës u takua me liderët e politikës në vend. Takimin e parë ai e ndau me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, me të cilin është biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku dy parlamentet kanë një rol të rëndësishëm për të ushtruar bashkarisht dhe në mbështetje të punës së dy qeverive respektive.“Konsolidimi i demokracisë dhe integrimi euro-atlantik i Kosovës duhet të jetë prioritet rajonal duke i shërbyer kështu mbarëvajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit të gjithë rajonit të tonë.Kuvendi i Shqipërisë mbështet çdo iniciativë që i shërben thellimit të bashkëpunimit mes gjithë fqinjëve tanë duke ndarë bindjen e përbashkët me z. Thaçi se vizioni i përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor” u shpreh Meta.“Eshtë jashtëzakonisht inkurajuese gatishmëria e Kryetarit z. Meta dhe në të njëjtën kohë e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Veseli, për bashkëpunimin mes dy parlamenteve tona, komisioneve të ndryshme parlamentare, në mënyrë që të jemi edhe më efikasë në punët tona. Dëshiroj t’i shpreh vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen më të lartë të nderuarit z. Meta për angazhimin dhe mbështetjen e tij” tha Thaçi.Ndërsa takimi me kryeministrin Edi Rama, është përqendruar në ecurinë e axhendës së përbashkët të projekteve mes dy vendeve, dhe përgatitjen për takimin e dytë mes dy qeverive.Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Thaçi theksuan angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në sektorë me interes të ndërsjelltë.Gjatë vizitës në Tiranë Zoti Thaçi u nderua edhe me titullin Doktor "Honoris Causa", nga Universiteti i Tiranës me monivacion, "Për kontribut të shquar në lirinë e popullit të Kosovës, reformat integruese drejt familjes euroatlantiketë Kosovës."Përfitoj nga ky rast qe nga ky podium te shpreh sërish, në emrin tim dhe të mbarë popullit të Kosovës, mirënjohjen e thelle për ndihmen kolosale qe na është dhënë gjatë luftës tragjike që kaluam.Në këto momente, nuk gjej dot fjalë mjaftueshëm të forta per të falenderuar ato dhjetëra mijëra familje të thjeshta e të varfëra që, edhe pse të gjendur ngushtë, u ngushtuan edhe më shumë per të na bërë strehë neve”.Numri dy i qeverisë së Kosovës u prit në takime të posaçme nga Presidenti Nishani dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.