Shkodër, stuhia e erës shkakton dëme në Bërdicë
Një stuhi e fuqishme shiu dhe ere që përfshiu mesnatën e së dielës, 11 janar 2015, Bërdicën në Shkodër, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në këtë zonë. Një kalceto është shkatërruar, duke dëmtuar edhe një banesë.Disa stalla bagëtish u ka marrë era catitë, ndërkohë që nuk konstatohen të plagosur. Dëme fermerëve të Bërdicës u janë shkaktuar edhe me serat të cilave u është shkatërruar plastmasi dhe të mbjellat. Gjithashtu grilat e disa dyqaneve janë shkatërruar nga stuhia.Disa banesa janë pa energji elektrike nga dëmtimi i linjave të tensionit të mesëm. Nuk i ka shpëtuar stuhisë as teqeja bektashiane në hyrje të qytetit të Shkodrës, të cilës i ka rënë mbi kupolë një tabelë reklamuese që ishte e vendosur në rrugë.Mëngjesin e sotëm moti ka qenë i qetë dhe banorët kanë nisur verifikimin e dëmeve. /Oranews.tv/