Manifestimi i solidaritetetit, lajm kryesor në gazetat e huaja e vendase
Marshimi antiterror i cili mblodhi rreth 1.5 milionë vetë në sheshet kryesore të Parisit ka gjetur mbështetje të madhe nga gazetat europiane, që më shumë se kurrë janë bashkuar në shenjë solidariteti ndaj popullit francez."Kokëlartë të bashkuar!", thuhet në faqen e parë të "Times"."Liri, barazi, vllazëri: Franca sfidon terroristët", ka qenë titulli i "Daily Telegraph", i mbështetur nga "Guardian" me titullin: "Një komb i bashkuar kundër terrorit", shoqëruar me një foto të presidentit francez Hollande, të pikëlluar pranë kancelares gjermane Angela Merkel.Foto e dyshes Hollande - Merkel është theksuar edhe në faqen e parë të së përditëshmjes gjermane "Bild", me titullin "Ne Vajtojmë me ju!", duke shtuar: "Dita kur bota mundi urrejtjen! Miliona vetë marshojnë në Paris dhe gjithë botën për liri, barazi, vllazëri!".Ndërsa në gazetat italiane përveç lavdërimit të bashkimit të parizienëve dhe liderëve botërorë kundër terrorizmit, është thkesuar edhe frika për një sulm të mundshëm në Romë, pas lajmit të përhapur të dielën për planet e Shtetit Islamik për të sulmuar Vatikanin.Edhe gazetat shqiptare kanë vlerësuar marshimin historik në kryeqytetin francez, duke veçuar paraqitjen e klerikëve shqiptarë që tërhoqën vëmendje dhe morën duartrokitje nga parizienët gjatë marshimit të tyre krah për krah në rrugët e Parisit.Gjithsej, në të gjithë Francën, të dielën dolën në rrugët e qyteteve rreth 3.7 milionë persona, duke e bërë këtë tubimin më të madh popullor në vend.Madje sipas mediave vendase hera e fundit që rrugët e Parisit kishin parë kaq shumë persona sëbashku ka qenë në ditën e çlirimit nga Gjermania naziste në vitin 1944.