Biznesi shqiptar, Zhilla: Shumë shpejt hapim zyrë në Bruksel
Kreu i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla, i ftuar në emisionin “Ditw e Re” në Ora News tha se po tërhiqen ekspertët më të mirë për të mundësuar zhvillim më të mirë të ekonomisë.Zhilla theksoi se po punohet për hapjen e zyrës në Bruksel për lobimin për biznesit shqiptar.“Ne i kemi vënë si qëllim kryesor një problemi shumë rëndësishëm, i cili në këto 20 vjet biznesi nuk ka qenë pjesmarrës. Bëhet fjalë për fazën e negociimit të mjaft problemeve, direktivave europiane që duhet gtë implementohen në Shqipëri dhe në hartimin e mjaft ligjeve. Shpesh herë ka ndodhur që në Shqipëri që në mungesë të një ekeprtizë të grupit të biznesit shqiptar, negociimet nuk kanë qenë në favor të ekonomisë shqiptare.Kjo vjen edhe si për mungesë të eksperiencës së administratës shqiptare, por edhe për vetë faktin se nuk është realizuar një element shumë i rëndëishëm i demokacisë , që grupet e interesit duhet të jenë pjesë e negociimeve dhe e lojës që bëhet në drejtim të ekonomisë.Ne po punojmë për hapjen e një zyre në Bruksel për lobimin e biznesit shqiptar. Për këtë kemi marrë mbështetjen e Dhomës së Tregëtisë së Turqisë, një nga dhomat më të fuqishme të Europës, e cila do të na ndihmojë edhe me dhënien e zyrave falas ashtu edhe me trajnimin e stafit që do të fillojë punë për herë të parë. Ne mendojmë që kjo të realizohet nga muaji maj-qershor”.