Vuçiç shtyn për në 14 janar vizitën në Kosovë

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, shtyn vizitën e planifikuar sot në Kosovë për në datën 14 janar. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zyra për shtyp e Kryeministrit serb.Iniciativa qytetare Serbe nga Ranillugu, përmes rrjetit social Facebook, u ka bere thirrje qytetarëve të interesuar që t’i bashkohen pritjes për kryeministrin serb Vuçiç në Graçanicë, me 14 janar, në orët e pasdites.Vuçiç,pritet të qëndrojë në Kosovë për festat e fillim vitit të komunitetit ortodoks. Ai do të vizitojë mjediset në të cilat jetojnë serbët në Kosovë.Ndërkaq te henen ka nisur fushata për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Graçanicës, për shkak se kryetari i deritashëm i kësaj komune, Branimir Stojanoviç, ka dhënë dorëheqje, pas zgjedhjes së tij për zëvendës kryeministër në Qeverinë e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse, pa sqaruar nëse i ka lejuar një gjë të tillë.Katër ditë më parë, Vuçiç iu drejtua Qeverisë së Kosovës përmes një letre të hapur ku i kërkonte ndihmë për garantimin e sigurisë.Një vit më parë, ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, pati qëndruar në Kosovë me leje nga organet shtetërore të Kosovës.