Ish-Presidenti Moisiu nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Çorovodës”
Ish presidenti Alfred Moisiu është nderuar të shtunën me titullin qytetar nderi i bashkisë Çorovodë për kontributin dhe promovimin e vlerave patriotike të krahinës së Skraparit. I pranishëm në këtë ceremoni kryetari i kuvendit Ilir Meta vlerësoi rolin e ish kreut të shtetit që sipas tij u udhëhoq nga intersi për të qëndruar mbi palët.“Alfred Moisiu u bë presidenti i qytetarëve, u bë presidenti i njerëzve të thjeshtë. Në misionin e tij si President ai u udhëhoq nga interesi kombëtar dhe mbi të gjitha u bë mbrojtës i interesave të qytetarëve dhe zëdhënës i shqetësimeve dhe i problemeve të tyre”, tha Meta.Vetë ish-Presidenti Moisiu vlerësoi këtë titull.“Në radhë të parë ju falenderoj të gjithëve. Ky titull më jepet në emër të qytetarëve të Çorovodës, por duke pasur parasysh ndarjen e re, në emër të qytetarëve të Skraparit. I respektoj prej kohësh për fisnikërinë, për trimërinë, burrërinë, patriotizmin dhe ruajtjen e traditave”, u shpreh ish-presidenti Moisiu.