Reagojnë familjet e terroristëve, të shokuar nga aktet e fëmijëve të tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2015, 11:13
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në një supermarket në Francë ku fillimisht u morën peng dhe më pas u vranë 4 persona nga Amedy Coulibaly ka reaguar familja e këtij të fundit.Familjarët e Amedy Coulibaly e dënojnë sulmin terrorit të kryer prej tij, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për viktimat e kësaj tragjedie, ata u shprehën:“ Ne nuk ndajmë të njëjtat ide ekstremiste me Amedy. Shpresojmë që akti të mos lidhet me besimin islam” .Amedy Coulibaly i cili i vrau pengjet në një dyqan hebre në Paris u vra më pas nga forcat speciale.