Vlorë, digjen dy makina të firmës së pastrimit detar

Vlorë-Dy makina të një biznesi në qytetin e Vlorës janë djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës.Sipas policisë mjetet i përkisnin firmës së pastrimit detar  “Viron”. Mjetet e djegur janë një furgon  me targa VL21 50C dhe një autobot me targa AA 281 CR. Autoboti shërbente për mbushjen me ujë të pijshëm të anijeve kurse furgoni shërbente për heqjen e mbeturinave.Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.