Pakistan, autobusi përplaset me kamionin, 57 persona humbin jetën
Të paktën 57 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik në Pakistan.Ngjarja ndodhi mbrëmë, pak pas mesnate, në qytetin Karaçi, kur një autobus u përplas me një kamion çisternë të një karburanti.Sot në mëngjes familjarët e viktimave me dhimbje të thellë prisnin trupat e të dashurve të tyre jashtë morgut të qytetit.Sipas autoriteteve të Pakistanit, menjëherë pas përplasjes së fortë, autobusi ka marrë flakë në autostradën në periferi të qytetit Karaci.Shumica e pasagjerëve në autobus ishin fëmijë, kurse ata që i shpëtuan flakëve u hodhën nga dritarja. Flakët ishin të mëdha dhe sipas autoriteteve të morgut ku ndodhen trupat, shumica prej tyre janë të paidentifikueshëm si pasojë e dëmtimit të madh nga flakët e zjarrit.Ata thanë se trupat do të identifikohen me anë të mostrave të ADN-së , procedurë e cila kërkon disa ditë kohë.Kryeministri pakistanez Naëaz Sharif shprehu dhimbjen për humbjen e jetëve në aksidentin tragjik. Aksidentet në pakistan shënojnë një numër rekord, si pasojë e mungesës së sigurisë rrugore dhe mosmirëmbajtjes së rrugëve, pa sinjalistikë dhe pa kujdesin e duhur.Sipas të dhënave zyrtare, në një vit, në Pakistan afërsisht 4 mijë e pesëqind persona humbin jetën si pasojë e aksidenteve.