Ekonomia në 2015, sfidë tërheqja e Investimeve të huaja

Ekonomia shqiptare duhet të tërheqë sa më shumë investime të huaja gjatë 2015. Eksperti Ardian Civici i bën thirrje qeverisë të krijojë një klimë pozitive për të tërhequr investitorët, pasi kjo është një prej kushteve për të pasur ecuri pozitive të ekonomisë.Viti 2014 i ka lënë trashëgim të riut nivelin më të ulët të investimeve të huaja direkte të shënuara ndër vite. Eksperti i Ekonomisë Ardian Civici deklaron se qeveria duhet të bëj gjithçka për të përmirësuar klimën e biznesit në mënyrë që të tërhiqen investimet.Me rëndësi për këtë vit sipas Civicit është edhe rritja e kreditimit dhe e konsumit.“Ne nuk duhet të përsërisim sëmundjen e 2014 kur një pjesë e rëndësishme e investimeve publike nuk u realizuan qoftë edhe me justifikimin se kjo ndikon pozitivisht në uljen e borxhit apo uljen e defiçitit buxhetor. Është immediate një politikë shumë agresive në drejtim të thithjes së investimeve të huaja direkte. Gjatë 2014 jo vetëm që nuk patëm investime të huaja direkte por një pjesë e madhe e kompanive transferuan valutë jashtë vendit. E investuan në tregje ose ekonomi të tjera, çka është negative” thotë ai.Ndërsa në lidhje me fenomenin e forcimit të euros përballë lekut edhe pse në tregjet ndërkombëtare është dobësuar Civici e shpjegon me faktin e euroizimit: ”Në rastin e euros ndihet më pak sepse duke qenë një vend me shkallë të lartë euroizimi, Shqipëria llogaritet në nivelet 30 – 35 % e eurozuar, çka do të thtoë se 30- 25 % e çmimeve duke nisur nga pagesat e shkollave makinave e shtëpive, të cilat janë direkt në euro. Gjithashtu dhe kreditë,është fakt që një pjesë e rëndësishme janë marrë në euro. Ne jemi një vend me dy monedha”/OraNews.tv/