Prokuroria dërgon për gjykim Sami Gjergjin akuzohet për “mashtrim në kredi”
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Sami Gjergji, administrator dhe aksioner kryesor i shoqërisë “Floryhen”, i akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit në kredi”.Nga hetimi, i filluar në bazë të kallëzimit të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, rezulton se i pandehuri, në vitin 2010, ka marrë një kredi nga kallëzuesi në shumën 1.1 milion euro, me qëllim blerjen e pajisjeve teknologjike tek një shoqëri italiane për përmirësimin e aktivitetit të tij tregtar.Por, siç rezultoi nga hetimi, shuma e marrë kredi nga i pandehuri nuk ka pasur qëllim përmirësimin e teknologjisë, por shlyerjen e një detyrimi financiar që “Floryhen” i kishte shoqërisë italiane, për të cilën kishte deklaruar pranë bankës se do të blinte pajisje.Në bazë të rregullave të bankës, kredia e marrë nga i pandehuri nuk do t’i jepej në rast se ai do të deklaronte se e kërkonte për shlyerje borxhi.Nga hetimi, ka rezultuar se nga ana e te dyshuarit Sami Gjergji jane konsumuar elementet e vepres penale te «Mashtrimit ne kredi », pasi, ndër të tjera, rezulton se shtetasi Sami Gjergji si ortak dhe administrator i subjektit “Floryhen” sh.p.k ka paraqitur te dhena te rreme perpara bankes lidhur me destinacionin dhe perdorimin e nje kredie ne vleren prej 1.1 milione Euro duke fshehur dhe mos vene ne dispozicion te bankes listen e borxheve qe sipas marrveshjes duhet t’ia kishte bashkangjitur ankesit te marrveshjes dhe duke perfituar keshtu padrejtesisht kredine ne fjale me qellimin e vetem per te mos e kthyer me ate. Po keshtu ne vazhdim, ky shtetas ka pamundesuar monitorimin financiar nga ana e bankes te kredise dhe destinacionit te saj duke mos paraqitur perpara punonjesve te bankes dokumentacionin e nevojshem per kete qellim. Kredimarresi Sami Gjergji ka bere banken te besoje se kredimarresi kishte per qellim rinovimin e teknologjise se perdorur ne aktivitetin e shoqerise se tij dhe ne menyre qe te arrinte nje gje te tille ai kerkoi nga banka qe ajo te financonte blerjen e paisjeve dhe aksesoreve te percaktuara ne kontraten e shitjes se lidhur me shoqerine italiane xxxxxx“”, duke i vene ne dispozicion bankes nder te tjera edhe oferten e shoqerise italiane dhe faturen perkatese te leshuar nga kjo shoqeri