Pogradec, INUK në Udënisht, 20 persona ngujohen në hotel

Pogradec-20 pjestarë të një familjeje kundërshtojnë aksionin e INUK duke u ngujuar në ambjentet e hotelit në pronësi të tyre në zonën e Udënishtit në Pogradec .Pronari Azem Brahaj dhe pjestratë e tjerë të familjes së tij janë ngujuar p[ikërisht në këtë objekt.Personat që kanë zgjedhur ta kundërshtojnë aksionin e INUK përmes këtij ngujimi thonë se vendimi për prishjen është i paligjshëm dhe i padrejtë. Pronari I hotelit pretendon se ka një vendim gjykatë për mosprishjen e objektit që vlen 500 mijë euro. Ai e cilëson vendimin për prishjen e pronës së tij si vrasje për të dhe familjen e tij.“Unë nuk dal i gjallë nga objekti im,e kam ndërtuar me thonj të familjes time. Jemi 20 persona që jemi mbyllur aty, deri në vdekje nuk do të dal. Janë kundër ligjit, janë të pamëshirshëm me këtë frymë urrejtje që po mbjellin. Unë kurrë nuk kam për të lëshuar bukën e fëmijëve.”I menjehershëm ka qënë reagimi i INUK që përmes një deklarate ka sqaruar se operacioni në zonën e Udënishtit do të zgjasë rreth dhjetë ditë.INUK sqaron se ka nisur hapjen e vrimave për vendosjen e lëndës plasëse në një objekt gjashtë katësh, ndërkohë që do të jenë tre ose katër godina të tilla që do të shëmben me shpërthim të kontrolluar.Sipas planit të punës së INUK në zonë janë rreth 20 objekte që do të prishen, ndërsa paralajmëron se puna e këtij institucioni do të vijojë pa ndërprerje dhe pa tolerancë në mbështetje të ligjit dhe qytetarëve në të gjithë Shqipërinë.[caption id="attachment_446271" align="alignright" width="640"]pronari i hotelit ne hudenisht Në foto: Pronari i hotelit[/caption] [caption id="attachment_446270" align="alignright" width="640"]hoteli ne hudenisht2 Në foto: Hoteli i cili do të prishet nga INUK[/caption][caption id="attachment_446272" align="alignright" width="640"]hoteli ne hudenisht Në foto: Hoteli i cili do të prishet nga INUK[/caption]