Axhenda politike 2015, reforma në drejtësi, sigurimet shoqërore

2015 duket se do të ketë shumë sfida për mazhorancën në pushtet. Kryereforma mbetet ajo e sistemit të drejtësisë, punë e nisur që vitin që lamë pas si dhe reforma në kodin zgjedhor që duhet të bëhet para zgjedhjeve lokale. Po kështu një nga reformat për të cilat palët u angazhuan ishte edhe dekriminalizimi i parlamentit.Në 2015 shumica duhet të përveshë mëngët, pasi e pret një axhendë e ngjeshur! Mbyllja e operacioneve të trashëguara nga një vit më parë, por edhe aksione të paralajmëruara me nisjen e këtij viti të ri!I pari, ai që vetë shefi I qeverisë shqitpare Edi Rama njoftoi në konferencën e funvitit, operacionin për sigurimet shoqërore, një gropë financiare që kap shifrën e 100 milionë dollarëve.Kryereforma integruese, ajo e reformimit të sistemit të drejtësisë, duhe të vijojë punën që shumica e ka nisur e vetme në komisionin e posaçëm parlamentare.Mbetet për tu parë, se çfarë do të bëjë opozita, me vendet e saj që vijojnë të mbeten bosh në tryezë. koha që ka në dispozicion polika është 6 muaj, dhe shumica deri me tani ka dëshmuar se nuk ka ndërmend të presë për realizimin e reformës që konsiderohet kyçe për marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian.2014 u mbyll me një rezolutë të përbashkët mes paleve politike, ku shumica u angazhua për të lënë jashtë kuvendit dhe insistucionve shtetërore personat e inkriminuar.Ky vit, do te jetë koha që politika të tregojë nëse e ka seriozisht dekriminalizmin e Kuvendit. Një ligj I posaçëm ështe premtuar të realizohet, por deri më tani, asgjë më konkrete.Shumica parlamentare ka përpara edhe një tjetër sfidë, plotësimin e KQZ,që deri më tani po funksionon me vetëm 4 nga 7 anëtarë. Kjo pasi institucioni zgjedhor duhet të marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar, në funksion të punës parapërgatitore për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.Konkretisht, jo më vonë se data 21 janar 2015 Komisioni Qendor duhet të marrë të paktën 2 vendime që kërkojnë 5 vota të anëtarëve të këtij institucioni. Ne planin e veprimit te KQZ thuhet se: Akti normativ për miratimin e zonave të administrimit zgjedhor dhe akti për mënyrën e organizimit të punës në vendet e numërimit të votave, rregullat që duhen ndjekur nga Komisionet Zgjedhore të Administrimin Zonal dhe grupet e numërimit të votave nuk duhet të shtyhen përtej datës 21 janar 2015.Vetë kryeministri Edi Rama, kur u pyet nga Ora News për plotësimin e KQZ tha se është një cështje teknike që ja kemi lënë në dorë Parlamentit.Bashkë me KQZ, shumica duhet të ndryshojë edhe kodin zgjedhor si pasojë e ndarjes së re administrative-territoriale.Ndërkombëtarët kanë kërkuar me këmngulje gjithëherë konsensus për kodin zgjedhor, dhe ndoshta klasa politke do ta lëshojë veten drejt një tjetër konsensusi.Por 2015, si vit elektoral, kërkon angazhim për konsensus të vazhdueshëm mes palëve, andaj natyrshëm lind pikëpyetja; A do arrije që brenda vitit mazhoranca dhe opozita të respektonë marrëveshjen fundvitit të shkuar?