Australi, zjarrfikësit në luftë me flakët
Zjarrfikësit në jug të Australisë po përpiqen të ndalojnë zjarret masive, përpara përkeqësimit të motit që pritet të mërkurën.Më shumë se 30 shtëpi dyshohet së janë shkatërruar në kodrat prapa qytetit Adelaide nga flakët që kanë nisur prej së premtes së shkuar. Mbi 500 zjarrfikës janë angazhuar në këtë operacion të vështirë, ndërsa flakët të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë vijojnë të përhapen me shpejtësi. Zyrtarët thonë se zjarret janë më të rëndat në këtë zonë që në vitin 1983, kur flakët lanë 75 të vdekur. Temperaturat në Adelaide pritet të arrijnë në 38 gradë Celsius të mërkurën e 7 janarit 2015, por zyrtarët i druhen erës që pritet të jetë shumë e fortë dhe me shpejtësi 35 kilometra në orë.Deri tani janë djegur rreth 12 500 hektarë tokë. Nga 1100 ndërtesa të Adelaide hills, 12 janë shkatërruar tërësisht ndërsa 20 të tjera janë djegur. 22 zjarrfikës kanë pësuar lëndime gjatë operacionit. Këshilli i Sigurimeve të Australisë e konsideroi zjarrin një katastrofë cka paralajmëron se personat e siguruar do të dëmshpërblehen për pronat e djegura. Ndërkaq autoritetet dje deklaruan se dy persona rezultojnë të humbur, shumë rrugë janë bllokuar dhe forcat zjarrëfikëse shpesh herë janë detyruar të ndalojnë me forcë pronarët e shtëpive të cilët kërkojnë të mbrojnë pronën edhe duke rrezikuar jetën. Deri tani sipas raporteve të mediave, dëmët janë të pallogaritshme, por e mërkura pritet të jetë dita më e vështirë për banorët dhe autoritetet gjithashtu. /Oranews.tv/