Libani imponon vizat për sirianët
Libani forcon kriteret për hyrjen e sirianëve në vend, duke vendosur kërkesa të ngjashme për të huajt e tjerë që duan të pajisen me vizë.Libani ka më shumë se një milion refugjatë sirianë dhe ka përqëndrimin më të lartë për frymë të refugjatëve në botë.Autoritetet libaneze janë përpjekur të frenojnë dyndjen e refugjatëve nga vendi fqinj, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre si pasojë e lufës.Gjeneral major Abas Ibrahim, kreu sistemit të mbrojtjes vendase, tha se duke filluar nga dita e hënë autoritetet libaneze do tu kërkojë që në kufi sirianëve qëllimin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre."Sirianët nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Liban" - dhe Ibrahim - tha se pikërisht kjo është edhe çështja mbi të cilën janë bërë ndryshime në rregullore dhe masa në kufi.Pavarësisht ligjit, lista e kritereve dhe dokumentacionit për hyrjen në liban të sirianvë, publikuar në faqen e internetit të zyrës së përgjithshme të sigurisë, është e ngjashme me listën e kritereve për të huajt e tjerë.Por ky ndyshim ka shqetësuar refugjatët sirianë, të cilët thonë se tashmë jeta e tyre do të vështirësohet.Mohammed Omran tha se kishte për të shkuar në Damask për të rinovuar dokumentat e djalit, por me procedurën e re nuk është i sigurtë nëse do të lejohet të hyrë sërish në Liban.Kurse një tjetër refugjat Um Hasan tha se tashmë kjo rregullore do të sjellë pengesa në qëndrimin e tyre nw liban, në punësim dhe do të komplikojë jetën e tyre.Shumica e sirianëve që kanë ikur nga lufta jetojnë në pjesët më të varfra të vendit dhe janë strehuar nëpër familje, në kampe dhe në ndërtesa të braktisura.Një numër i konsiderueshem i tyre, përfshirë edhe fëmijët, lypin në rrugët e kreyqytetit./Oranews.tv/