Pronat në Hudënisht, PD: Qeveria favorizon deputetë të Ramës, PS: Gënjeshtra
PD e PS kanë debatuar në distancë për prishjet e ndërtimeve të INUK po bën në Hudenisht të Pogradecit. Sipas PD qeveria po prish godinat e banorëve për ti dhënë mundësi një deputeti të PS të ndërtojë një fshat turistik. Por sipas selisë rozë gjithë deklaratat e PS janë vec shpifje."Kemi këtu vendimin për dhënien në përdorim të tokës që i jep të drejten deputetit të Edi Ramës për të ndërtuar një ambjent per aktivitet turistik me sipërfaqe 45 mijë metra katrorë.”Me këto dokumenta, opozita kambështetur akuzat drejtuar qeverisë rama, për prishje për interesdas korruptive të pronave të Hudenishtin në Pogradec, për ti hapur rrguë ndertimit një të fhshati turistik të deputetit dhe kryetarit të PS-së së Pogradeci, Ilir Xhakolli.“Ky rekord korruptiv, ku dëbohen qytetarët e vendit nga pronat e tyre të ligjshme, për të favorizuar biznesin e Kryeministrit dhe deputetit të tij, po ndodh sot ditën për diell në sytë e qytetarëve”, tha Papa.Gënjshtra i cilësoi akuzat dhe dokumentat Partia Socialaliste.“E vërteta është se ndërtimet po prishen jo për të ndërtuar fshatra turistike, por për ta kthyer hapësirën publike tek qytetarët, për të mbjellë më shumë pemë, më shumë parqe.Ndërtimet po prishen në bazë të legjislacionit, duke kryer të gjitha veprimet e shpronësimit ndaj pronarëve. Ndaj, qytetarët të jenë të sigurt, nuk ka asnjë pallat, asnjë fshat turistik, asnjë ndërtim, jo të ndonjë deputeti të maxhorancës, por të askujt”, tha gjylameti.Deputetja socialsite Blerina Gjylameti, me sytë nga zgjedhjet lokale, I kujtoi demokratëve:“Por njësoj siç nuk u besoi njeri në 2013, njësoj nuk do i besojnë as në 2015.”