Vrasja e dyfishtë, Lulushi në gjykatë: Do t'i kisha vrarë të gjithë po mu mbaruan plumbat
Ervis Lulushi, autori i vrasjes së dyfishtë teksa ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë, ka pranuar me gjakftohtësi krimin.Burimet nga brenda salles së gjyqit bëjnë të ditur se u riu ka deklaruar se do t'i kishte vrarë të gjithë personat nën shoqërinë e të cilëve ishte 21 vjecarja Paola Bisha."Do t'i kisha vrarë të gjithë por më mbaruan plumbat e pistoletës" deklaroi i riu para gjyqtarit, në seancën me dyer të mbyllura.Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë burg për 28 vjecarin Ervis Lulushi, autori i vrasjes së dyfishtë pranë shkollës se marinës në Vlorë dhe për Henrik Merkajn, ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi.Jashtë ambienteve të gjykatës, në nisje të seancës që u mbajt me dyer të mbyllura, nëna e të pandehurit Lulushi teksa ka dënuar krimin e bërë nga i biri, ka denoncuar dhunimin që sipas saj i ka bërë policia 28 vjecarit.Krimi makabër ndodhi mesditën e dy janarit në ambientet e jashtme të një pasticerie. Viktimat janë Paola Bisha 21 vjeçe dhe Parid Veliaj 30 vjeç.Nga të shtënat ka mbetur i plagosur lehtë edhe 28 vjeçari Gert Arapi. Blutë e Vlorës, kanë bërë të mundur arrestimin e 28-vjeçarit, Ervis Lulushi, rreth 800 metra nga vendi i ngjarjes.21-vjeçarja Paola Bisha ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa 30-vjeçari, i afërm i saj ka humbur jetën në spital, për shkak të plagëve të marra.Nga marrja në pyetje e autorit të vrasjes, blutë kanë mësuar se 21 vjecarja ka pasur një histori dashurie me 28 vjecarin e përfunduar rreth një vit më parë, kur e reja ka shkuar për të jetuar në Gjermani.Autori nuk e ka pranuar këtë fakt, ndaj dhe ka ndaluar sapo ka parë të renë, duke i kërkuar shpjegim.Në momentin që ajo nuk ka pranuar dhe është mbrojtur prej familjarëve dhe miqve që e shoqëronin, 28 vjecari e ka qëlluar për vdekje, bashkë me një të afërm të saj.E ëma denoncon dhunën e policisëNë nisje të seancës, nëna e të pandehurit Lulushi teksa ka dënuar krimin e bërë nga i biri, ka denoncuar dhunimin e tij nga policia."Policia ka rrahur dhe masakruar djalin tim" është shprehur ajo.Krimi makabër ndodhi mesditën e dy janarit në ambientet e jashtme të një pastiçerie pranë shkollës së marinës . Viktimat janë Parid Velaj 30 vjeç dhe Paola Bishaj 20 vjeç.Nga të shtënat ka mbetur i plagosur lehtë edhe 28 vjeçari Gert Arapi. Blutë e Vlorës, kanë bërë të mundur arrestimin e 28-vjeçarit, Ervis Lulushi, rreth 800 metra nga vendi i ngjarjes.[caption id="attachment_446037" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Vrasësi(majtas), viktimat dhe i plagosuri (djathtas) dhe vendi ku ndodhi vrasja[/caption]20-vjeçarja Paola Bisha ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa 30-vjeçari, i afërm i saj ka humbur jetën në spital, për shkak të plagëve të marra.[caption id="attachment_446038" align="alignnone" width="637"]
Ervis Lulushi dhe mamaja e autorit para gjykates se Vlores[/caption] Nga marrja në pyetje e autorit të vrasjes, blutë kanë mësuar se 20-vjeçarja ka pasur një histori dashurie me 28-vjeçarin e përfunduar rreth një vit më parë.Autori nuk e ka pranuar këtë fakt, ndaj dhe ka ndaluar sapo ka parë të renë, duke i kërkuar shpjegim.Në momentin që ajo nuk ka pranuar dhe është mbrojtur prej familjarëve dhe miqve që e shoqëronin, 28-vjeçari e ka qëlluar për vdekje, bashkë me një të afërm të saj.