Spitali i Durrësit dublon shërbimet, thirrje për moskonsumim të alkoolit

Spitali i Durrësit dublon shërbimet për të qenë në gadishmëri për periudhën festive të Vitit të Ri.Drejtorja e këtij spitali,Ardiola Frashëri, ndërsa tha se reparti i urgjencës do të jetë me staf të përforcuar, i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me konsumin e pijeve alkoolike, pasi një vit më parë gjatë kësaj periudhe janë paraqitur në urgjencë 300 raste me komplikacione pas përdorimit të tepruar të alkoolit.Në Fier fal investimit 8.2 milionë lekë të vet spitalit është rikonstruktuar tërësisht materniteti, që pret afro 200 lindje në muaj.Pranë maternitetit të Fierit paraqiten nëna jo vetem nga qarku i Fierit por edhe Tepelena, Gjirokastra dhe Saranda.Në pritje të lindjes së parë për 2015-n, shëndetesia në Fier pret që me Vitin e Ri të nisë edhe zbatimi i projektit për spitalin e madh rajonal që do shërbejë për të gjithë jugun.