Rama uron festat me ndjekësit në fb e twitter, batuta e humor me të rinjtë
Pasi i ka parë, ndoshta edhe i ka shënuar komentet e tyre në fb dhe twitter, kryeministri Edi Rama ka vendosur që në fund të vitit të komunikojë sy më sy me përdoruesit e rrjeteve sociale. Batuta dhe humor për të thyer hendekun që ndërton bota virtuale, ka nxjerrë në pah anën cool të Kryeministrit shqiptar.Tiranë- Për një kryeministër haitec si Edi Rama, takimi me ndjekësit e tij në fb nuk mund të ishte ndryshe veçse me batuta.Rama: Fshiheni mbrapa lloj-lloj emrash e fotografish. As nuk pyesni fare.Kështu që këtu mos bëni si të urtë dhe të sjellshëm.Ndjekësja: Kush ka kritika të dalë të flasë, unë nuk kam për vete.Rama: Nuk ke kritika?Ndjekësja: Jo.Ndjekësja: Unë jam një mbështetëse kështu, e flaktë fare e juaja.Rama: Ore do dalë ndojë që më shan mua? Hajde, hajde këtu. Kam shpresë te ty që do thuash ndonjë gjë ndryshe se dukesh si hacker.Përtej humorit që sjell një shikim sy më sy me miqtë virtualë, kryeministri Rama ka shpjeguar dhe arsyen se përse e përdor kaq shumë fb, duke ironizuar pak dhe kritikët e tij.“ Kjo është një mundësi fantastike që harxhon kohë pothuajse fare. Zero. Dhe që mundëson në kohë reale një informim të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësa.Sigurisht që pastaj informacioni duhet kolauduar edhe nëpërmjet ndërmjetësva që janë mediat, gazetarët, analistët. Dhe që ul jashtëzakonisht edhe kostot financiare. Ky është një instrument, një mjet, një rrjet i pazëvendësueshëm”.E për ta treguar faktin se është një Kryeministër cool, ndjekësit e tij i ftoi dhe për një selfie, pasioni i tij i dytë pas twitterit dhe fb.“Përpara sesa të kaojmë te faza 2 e këtij takimi ne ta bëjmë një video-selfie”,tha Rama.